LSDM e para ka dorëzuar në KSHZ listën për deputetë

Maqedonia

LSDM e para ka dorëzuar në KSHZ listën për deputetë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM e para ka dorëzuar listat e deputetëve deri tek KSHZ për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 8 maj.

Siç njoftojnë nga KSHZ, është dorëzuar lista e deputetëve për gjashtë njësitë zgjedhore.

Afati për dorëzimin e listave për deputet skadon sot në mesnatë.

Ndërsa sot poashtu KSHZ pret ta mbyll edhe Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat