Dimitrov: Çdo vit nga Maqedonia largohen mbi 200 mjekë

Maqedonia

Dimitrov: Çdo vit nga Maqedonia largohen mbi 200 mjekë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:58
Ilustrim

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë me të dhëna shqetësuese për numrin e mjekëve që janë larguar nga vendi për shkak të kushteve më të mira jashtë vendit.

“Sipas të dhënave, 200-250 mjekë largohen çdo vit nga shëndetësia publike”, tha mjeku Goran Dimitrov nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë më 5 prill në një manifestim të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 prill).

Ai thotë se për të mbajtur mjekët në vend nevojiten disa masa nga organet shëndetësore.

“Nga aspekti profesional mendoj se duhet bërë rajonalizimi i mirë, të krijohen kushte më të mira për specializim, avancim, për punësim të shpejtë në një farë mënyre me bursa edhe në kohën kur studentët e mjekësisë janë në studime dhe sigurisht të respektohet një lloj dëshira për avancim dhe vizioni që kanë të rinjtë”, thotë Dimitrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat