​Një maqedonas digjet në zjarrin që ndezi vetë

Maqedonia

​Një maqedonas digjet në zjarrin që ndezi vetë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një burrë 63-vjeçar ka humbur jetën në një zjarr të ndezur duke djegur kashtë pranë Prilepit në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat lokale.

Dje pasdite, trupi i pajetë i 63-vjeçarit S. D. është gjetur i djegur në pronën e tij, në afërsi të fshatit Povodenici, pranë një liqeni artificial afër Prilepit.

Sipas fjalëve të prokurorit publik të Prilepit, Stevçet Binoski, i cili ka kryer hetimin, i ndjeri i ka vënë zjarrin barit të thatë dhe kashtës, ndërsa zjarri e ka përfshirë edhe atë.

“Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ka përfshirë edhe fusha të tjera, por edhe 63-vjeçarin nga Prilepi me iniciale S.D. Banori i Prilepit ka ndërruar jetë në vend. Ekipi i emergjencës ka konstatuar vetëm vdekjen. Zjarri është përhapur edhe në fusha tjera, por është shuar nga zjarrfikësja nga Prilepi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat