Prokuroria jep detaje për arrestimin e punonjësve të policisë në Maqedoni

Maqedonia

Prokuroria jep detaje për arrestimin e punonjësve të policisë në Maqedoni

Më: 15 prill 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Pesë policë të Policisë së Burgjeve të ndihmuar nga një koleg në Policinë e Burgjeve, mundësuan arratisjen e një të dënuari për vrasje, këtë e ka treguar hetimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

I dënuari po trajtohej në një spital privat, ku nga dhoma e spitalit ka shkuar në dhomën e pirjes së duhanit. Policët kanë dalë nga dhoma dhe i dënuari është arratisur me veturë. Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 6 efektivëve në Policinë e Burgjeve, me arsyetimin se ekziston mundësia që ata të arratisen, të fshehin provat ose të ndikojnë tek dëshmitarët.

“Më datë 26.10.2023, në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë të dyshuarit – zyrtarë të policisë së burgjeve në burgun e Idrizovës Shkup, si grup, të ndihmuar nga i dyshuar i gjashtë- praktikant- polic fillestar në Policinë e Burgjeve, kanë mundësuar arratisjen e personit të dënuar për veprën penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet paraprake po kryhen edhe për 11 policëve të tjerë, për të cilët Prokuroria kërkon që të shqiptohen masa kujdesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat