Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve në Maqedoni

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve në Maqedoni

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 230 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të thotë se nuk do të rishikohet kushtetutshmëria e dispozitës që përcakton pensione më të larta.

Gjykata konstatoi se fillimi i procedurës më 11 maj 2021 është bazuar në gjendje të gabuar faktike dhe vendosi që procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar të ndërpritet në pajtim me nenin 47 paragrafi 3 të Rregullores së Punës.

Gjykata Kushtetuese ka pasur parasysh parimet e drejtësisë sociale dhe solidaritetit të brezave të përcaktuara me nenin 3 të ligjit, mbi bazën e të cilave realizohen të drejtat në rastin e pleqërisë, invaliditetit, vdekjes dhe dëmtimit fizik në shtyllën e parë të pensionit dhe me shtyllën e dytë pensionale të drejtat realizohen në pajtim me ligjin që rregullohet përmes sigurimit të detyrueshëm pensional.

Parashtruesit e iniciativës janë Zorka Zllatanoviq, Jadranka Mrshiq dhe Dimitar Pejcinovski, të gjithë nga Shkupi, përmes përfaqësuesit Igor Spirovski, avokat nga Shkupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat