Tubim elektoral në Shkup në mbështetje të Ali Ahmetit

Maqedonia

Tubim elektoral në Shkup në mbështetje të Ali Ahmetit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Pas Vrapçishtit dhe takimit me banorët e malësisë së Tetovës, Fronti Evropian, tubimin qëndror sonte e ka mbajtur në Shkup në Sheshin ”Maqedonia”.

Sipas pamjeve, mijëra shqiptarë i janë bashkuar sonte tubimit në Shkup në mbështetje të Ali Ahmetit, raportojnë mediat maqedonase..

Gjatë ditës kandidatët për deputet dhe bartësit e listave nga zonat përkatëse kanë vazhduar takimet me qytetarët nëpër njësitë zgjedhore.

Kjo në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat