Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka shprehur mirënjohje për politikanët amerikanë që kanë miratuar paketën e ndihmës prej 61 miliardë dollarësh.
“Hellelujah”, ka thënë Dmytro Kuleba kur është pyetur për reagimin e tij lidhur me votimin përfundimtar në Senatin e ShBA-së. Ai ka theksuar se “ka pasur besim se do të kishim rezultat pozitiv”, bazuar pjesërisht në kultivimin e konservatorëve fetarë.
Duke folur për këtë çështje ai ka thënë se Perëndimi duhet “të kuptojë se epoka e paqes në Evropë ka mbaruar” derisa ka bërë thirrje për ndërtim të industrisë mbrojtëse, raporton The Guardian.
Më tej Kuleba ka thënë se mbetet shpresëplotë që Shtëpia e Bardhë do ta shpalosë një paketë të re armësh “brenda ditësh, ndoshta orësh” dhe se “është vetëm çështje e logjistikës” se si ato do të arrijnë deri në vijat e frontit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan, Joe Biden.