LSDM nuk komenton rezultatin: Zgjedhjet presidenciale kanë dhe një raund.
Nga shtabi i LSDM-së tani për tani janë të përmbajtur sa i përket rezultateve zgjedhore të sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzmanovska ka deklaruar se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike dhe se i ngjasojnë një vendi anëtare të NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE.
E pyetur nga mediat për rezultat paraprak, Kuzmanovska ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale kanë edhe një raund.