Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti Evropian” dhe Arben Taravari i koalicionit “VLEN”.
Pak orë pas mbylljes së votimit, Bujar Osmani në një konferencë për media e ka shpallur fitorën duke thënë se ka marrë rreth 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari i VLEN.
Deputetja e BDI-së, Arta Zendeli ka thënë se kjo parti ka fituar në të gjitha qytetët dhe fshatrat.
Sipas saj, do të këtë me shumë se 5 deputëtë në Kuvendin e Maqëdonisë së Veriut.
Duke komentuar fitorën e Bujar Osmanit, Zendeli ka thënë se do të ishte befasi e mirë sikur Bujar Osmani të shkonte në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Do të ishte befasi e mirë sikur Bujar Osmani të shkonte ne raundin e dytë”, ka thënë ajo.