Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Maqedonia

Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:36
Vanja Gjorçevska

Sot, më 25 prill, Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e babait të 14-vjeçares së vrarë Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevskit, duke i anuluar kështu masën e paraburgimit dhe për të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe masa e kujdesit.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25 prill 2024, Këshilli për vepra penale ka marrë vendim me të cilin ka anuluar masën e paraburgimit për A.Gj dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Seanca e sotme në fakt ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës.

Kjo pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat