Sekretari i LSDM-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kandidat për deputet, Bojan Mariçiq, në deklaratën e tij për media, theksoi se LSDM është opsioni më serioz dhe i vetëm politik në Maqedoni që mund të sigurojë vazhdimin e negociatave me BE-në.
“Me hapjen e kapitujve, me kohezion dhe disiplinë për reforma, po hyjmë në vijën e fundit të ndryshimeve që na sjellin standarde evropiane dhe cilësi evropiane të jetës.
Negociatat na sjellin një reformë të detyrueshme të administratës publike dhe përmirësimin e ekspertizës së nëpunësve civilë. Sistemi gjyqësor stabil dhe i besueshëm, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lufta kundër korrupsionit. Këtë do ta sigurojmë përmes negociatave, me ndihmën e BE-së.
Me hapjen e kapitujve hapen edhe fondet e reja të BE-së për përmirësimin e jetës sonë. Fondet për masat ekonomike, për bujqësinë, për infrastrukturën, për mjedisin, për kulturën, për arsimin, për rininë dhe shumë më tepër”, tha Mariçiq.