Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të aplikojë në bujqësi programin e partisë maqedonase VMRO që e zbatoi gjatë qeverisjes në vendin fqinj. Meta thotë se kjo parti do të fitojë zgjedhjet presidenciale.
Reagimi:
Kënaqësi të bisedoja sot nga pranë me Doktoreshë Silvana Bajramin, e cila nga dje është Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë. Si një profesioniste e vërtetë dhe plot energji pozitive ajo do të dijë të luajë rolin e saj si pjesë e një ekipi të vendosur për të ndaluar shpopullimin, duke i dhënë mbështetjen e munguar qëllimisht fermerëve tanë.
Programi ynë për Bujqësinë dhe Ushqimin është fantastik. Ai bazohet në modelin e shkëlqyer maqedonas, në veçanti të aplikuar me shumë sukses nga VMRO dikur.
Me fitoren e VMRO të re sot dhe programin e tyre të jashtëzakonshëm për ringritjen e Bujqësisë duhet të rishikojmë në mënyrë edhe më ambicioze programin tonë duke filluar nga nesër.
Ndaj jemi të hapur për të gjithë profesionistët se kemi punë të mëdha përpara.