Nga partia maqedonase OBRM-PDUKM, pas mbylljes së vendvotimeve në konferencë për shtyp kanë thënë se është arritur censusi për zgjedhjet presidenciale dhe se “bojkoti i BDI-së nuk pati sukses”.
Mucunski nga kjo parti tha se BDI është e vetëdijshme se do të shkojë në opozitë.
“Censusi është arritur.
Thirrja e BDI-së për bojkot nuk pati sukses. BDI përmes bojkotit dëshiron faktorizim. Procesi ishte i qetë mirëpo ka pasur dhe parregullësi, megjithatë nuk pati krizë politike. Gordana Siljanovska presidente e Maqedonisë së Veriut. Falenderojmë të gjithë ata që votuan”, tha Mucunski.