Në Maqedoninë e Veriut sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre ka folur analisti politik nga Maqedonia, Blerim Hyseni.
Hyseni ka thënë se vendosja në pozita të larta e shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë, i ka nxitur maqedonasit që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të mbështesin VMRO-n e cilat njihet si parti që pëlqen me pak shqiptarët.
“Maqedonasit nuk e kanë imagjinuar që në vendin e tyre do të bëhej një kryeministër shqiptar, kjo i ka nxitur që të mobliziohen”, ka thënë Hyseni.
Ai ka shtuar se slogani ‘Maqedoninë e fituan shqiptarët’ i bëri me të ndjeshëm maqedonasit.