Izet Mexhiti nga VLEN, në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit që të jenë të vëmendshëm deri në kutinë e fundit.
“Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju.
Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik!
P.s. falënderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme, të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!”, ka shkruar Mexhiti