Lidhja Demokratike i vlerëson zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare si të drejta dhe demokratike.
“Parregullsitë e zbuluara duhet të jenë objekt i punës së institucioneve kompetente.
Fitorja e dyfishtë me të cilën Gordana Siljanovska Davkova u bë presidentja e parë femër e Maqedonisë dhe 58 mandatet e fituara parlamentare të Koalicionit “Maqedonia jote”, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, paraqet nder dhe besim të madh, por edhe përgjegjësi dhe sfidë të fortë për reformat e premtuara radikale dhe forcimin e themeleve të Maqedonisë, si shtet demokratik, sovran dhe modern evropian.
Një njollë në të gjithë procesin zgjedhor me tentativa për ta prishur atë, sidomos gjatë ditës së djeshme, kryesia e BDI-së, e cila vendosi të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, me qëllimin përfundimtar që nëse bojkoti do të kishte sukses, ta zvarritë Maqedoninë në destabilitet politik”, thonë nga LD.