QMK: Shpërthejnë dy zjarre në hapësira të hapura

Maqedonia

QMK: Shpërthejnë dy zjarre në hapësira të hapura

Më: 15 maj 2024 Në ora: 10:43
Njëra ishte në territorin e komunës së Tetovës, ndërsa tjetra në komunën e Shuto Orizares.

Dy zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit pavarësisht reshjeve të shiut, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Njëra ishte në territorin e komunës së Tetovës, ndërsa tjetra në komunën e Shuto Orizares.

Sipas QMK-së, zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve – Tetovë, nga ora 11.20 deri në ora 12.10, me dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës, kanë intervenuar në një deponi të egër të djegur në fshatin Falishë.

Mbrëmë nga ora 18:15 deri në ora 20:00, zjarrfikësit e Shkupit kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, përgjatë rrugës për në Orizare të Epërme, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat