Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovci

Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovci

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Prokurori Publik në PTHP Shkup deri te Gjykata Penale në Shkup parashtroi propozim për caktimin e masës së paraburgimin për të dyshuarin se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Kundër personit u zbatua procedurë hetimore më 14 maj, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë e tij në Stajkovci dhe dyshohet se ka vrarë vëllaun dhe bashkëshorten e tij.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e vëllaut dhe objekt të fortë në kokë, dhe më pas ka vrarë edhe vëllaun.

Pas ngjarjes i dyshuari ishte i hospitalizuar. Për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ekziston rreziku që ai të arratiset dhe prokurori publik kërkoi nga gjykata paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat