Mickoski: Pres mbështetje që Gashi të jetë kryetar i Kuvendit

Maqedonia

Mickoski: Pres mbështetje që Gashi të jetë kryetar i Kuvendit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 12:05
Hristijan Mickoski

Kryetari OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski konfirmon se Afrim Gashi do të jetë i propozuar për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pres nga të gjithë ne që jemi nënshkruar mbrapa mbështetjes që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, tha Mickoski.

Sot pritet konstituimi i përbërjes së re parlamentare.

Në të do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat