Aksident në Prilep, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në Prilep, humb jetën një person

Më: 29 maj 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik, ku një motoçikletë ka goditur për vdekje një grua 68-vjeçare

Sipas informacioneve të MPB-së, një grua 68-vjeçare ka ndërruar jetë pasi një motoçikletë pa targa të regjistrimit, e drejtuar nga një i mitur e ka goditur në Prilep.

“Në aksident ka mbetur e lënduar rëndë G.M. dhe është transportuar në Spitalin e qytetit të Prilepit ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, thonë nga MPB-ja dhe shtojnë se është kryer kontroll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat