Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 31 maj 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri 31 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat