Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Më: 31 maj 2024 Në ora: 09:54
Antony Blinken dhe Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s në Pragë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani thotë se me kryediplomatin amerikan kanë biseduar për vazhdimin e kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve.

Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat