Një shofer nga Shkupi ka pësuar një atak në zemër teksa transportonte një pasagjer

Maqedonia

Një shofer nga Shkupi ka pësuar një atak në zemër teksa transportonte një pasagjer

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Më datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Sllovenia” në Shkup, K.V. i cili po transportonte një pasagjer, pasi i njëjti është sëmurë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një ataku kardiak.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat