Tre persona nga Kavadari dhe Gostivari janë ndaluar sepse dyshohet për shfrytëzim të paligjshëm të rrymës me prizë

Maqedonia

Tre persona nga Kavadari dhe Gostivari janë ndaluar sepse dyshohet për shfrytëzim të paligjshëm të rrymës me prizë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar R.D (20) dhe H.V (35), të dy nga Kavadari, si dhe Z.Z (56) nga Gostivari.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “lidhja e paligjshme në rrjetin elektrik dhe vjedhja e energjisë elektrike”.

“Të tre janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB në buletinin ditor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat