Një burrë është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në qendër të Shkupit

Maqedonia

Një burrë është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në qendër të Shkupit

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person i vdekur mashkull është gjetur në zonën e Qendrës në Shkup, njofton policia.

Më datë 01.06.2024, në ora 19:35, në SPB Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e Qendrës në Shkup është gjetur një mashkull i vdekur.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPBV Shkup dhe sipas urdhërit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion”, thuhet në buletinin policor.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat