Selmani: Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese

Maqedonia

Selmani: Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 23:38
Bashkim Selmani

Pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut deri më tani është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i cili është Afrim Gashi nga koalicioni VLEN.

Profesori nga Shkupi, Bashkim Selmani tha se spektri shqiptar është pa strategji.

“Faktori shqiptar nga pavarësia asnjëherë nuk kanë pasur një strategji të përbashkët sesi të komunikojnë dhe t’i mbrojnë të drejtat në të gjitha nivelet”, tha ai për ‘Lajmet e Fundit’ në RTK.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi që ka fituar nacionalizmi maqedonas. Ai vlerësoi se me këtë jo siguri po preket edhe Marrëveshja e Ohrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat