Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re

Maqedonia

Mickoski thotë se ka shumicë prej dy të tretave: Së shpejti bëhet qeveria e re

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:32
Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski

Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, siguron se në Kuvend ka mbështetjen e mbi 80 deputetëve. Pas marrjes së mandatit, ai tha se mund të votojnë qeverinë që nesër, por për rikompozimin e ministrive, si dhe për ndryshimet e paralajmëruara me sistemin gjyqësor-prokuror, duhet shumica prej 2/3.

“Pres që qeveria e re të zgjidhet para afatit. Teorikisht, ne mund të votojmë ende nesër për qeverinë. Por në përputhje me planet për rikompozimin e qeverisë të pranuara nga partnerët tanë të koalicionit, na duhet një shumicë prej 2/3”.

“Krahas kësaj na duhen 80 deputetë për detyrën kyçe, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këtë do ta bëjmë duke shpërbërë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ju siguroj se kemi mbi 80 deputetë”, tha Mickoski.

Ndryshe, ai sot nga presidentja e vendit e mori mandatin për formimin e qeverisë së re, ndërsa afat për ta bërë këtë ka 20 ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat