Inflacioni në maj është rritur me 4.5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë në të njëjtën periudhë janë rritur me 5.8 për qind.
Krahasuar me muajin prill, inflacioni në muajin maj është më i lartë 0.9 për qind dhe çmimet me pakicë janë rritur me 1.3 për qind, njofton Enti i Statistikave i Maqedonisë së Veriut.
Krahasuar me majin e këtij viti dhe majin e vitit të kaluar, rritja më e lartë e çmimeve është shënuar te shërbimet dhe produktet bujqësore. Nga ana tjetër, produktet ushqimore u rritën me 5.3 për qind dhe ato industriale me 4.7 për qind.
Sipas Entit të Statistikave rritja e inflacionit në maj krahasuar me muajin prill është rezultat i rritjes së kostos në sektorët restorante, hotele, kulturë, rekreacion.