Siljanovska Davkova do ta analizojë ligjin për riorganizimin e ministrive

Maqedonia

Siljanovska Davkova do ta analizojë ligjin për riorganizimin e ministrive

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 17:06
Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova fillimisht do ta analizojë Ligjin për riorganizimin e ministrive, dhe më pas do të merr vendim nëse do ta nënshkruajë.

Nga kabineti i presidentes thonë se pas analizës, presidentja do ta vendosë nëse do ta nënshkruajë ligjin.

“Presidentja e shqyrton dhe analizon ligjin dhe në ditët në vijim do të merr vendim në lidhje me nënshkrimin e Dekretit dhe hyrjes në fuqi të ligjit”, thuhet në njoftimin e kabinetit.

Ndryshe, me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat