Maqedoni, vetëm dje 6 zjarre në hapësira të hapura

Maqedonia

Maqedoni, vetëm dje 6 zjarre në hapësira të hapura

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Gjashtë zjarre janë në hapësira të hapura janë regjistruar në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit.

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarr ka pasur në Komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatin Milladinovci në Komunën e Ilindenit, më pas te varrezat e reja në Veles si dhe në Kavadar në lagjen Glishiq.

Zjarret tjera janë regjistruar në Gjevgjeli në deponi në zonë industriale dhe në një vend tjetër “Mërzenski rid”.

Nga QMK bëjnë të ditur se zjarret janë shuar me ndërhyrjen e organeve kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat