Kosova për herë të parë ka një profesionist të psikologjisë mjekësore, pasi Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi, Msci ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, Maqedoni e Veriut kohë më parë.
Tahirsylaj-Alidemi ka studiuar në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
E ftuar në Vila24 ajo ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Anila Çela duke treguar dhe sfidat e studimeve në Maqedoni.
“Psikologjia mjekësore nuk është një degë studimi që mund ta gjesh në Kosovë apo Shqipëri ndaj më është dashur të studioj në Maqedoni, një shtet pro sllav . S’ka qenë aspak e lehtë pasi je shqiptare dhe është e papranueshme për ta. Kishin shumë paragjykime për mua por dhe unë për ta. Por unë arrita t’i thyeja të gjitha barrierat dhe më futën në mburojën e vet profesionale. Sot unë kam me ta raporte shumë të mira”- tha Donika Tahirsylaj Alidemi për News24.