Me një temperaturë mesatare ditore prej 35 gradë Celsius, banorët e vendeve të larta në Star Dojran mbeten pa ujë.
Problemi zgjat dy ditë, dhe banorët e Dojranit e përballojnë vapën ashtu siç dinë.
Ky është një problem i rregullt gjatë verës, ndaj disa banorë bëjnë shaka se janë mësuar të jetojnë me kufizime të tilla të detyruara.
“Problemi nuk ishte ndonjë defekt”, thotë kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov. Ai shpjegon se është e vështirë të furnizohen me ujë vendet e larta, sepse rezervuarët janë të vendosur poshtë, ndaj pompimi i ujit është sfidë, por edhe sasia e ujërave nëntokësore është ulur.
Nga bashkia bëjnë të ditur se problemin do ta rregullojnë maksimumi për dy ditë, ndaj deri në fundjavën e ardhshme, kur priten më shumë mysafirë, qyteti të ketë ujë.