Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë. UV=8

Në Shkup moti do të jetë  me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat