MPB jep detaje për kërcënimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Maqedonia

MPB jep detaje për kërcënimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:26
Policia

Kërcënimet ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ka denoncuar sot kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, të cilat janë dërguar përmes një rrjeti social, i ka dërguar personi S.I., njoftojnë nga sot MPB.

“Sot rreth orës 12:00 kryetari i Gjykatës Kushtetuese D.K. në Departamentin për Krime Kompjuterike në MPB ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Të drejtuar nga S.I. përmes një rrjeti social”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se MPB menjëherë ka ndërmarrë masa përkatëse dhe ky rast do të zgjidhet sa më shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat