Kryetari i Partisë Demokratike Europiane pjesë e Frontit Europian, Arjanit Hoxha në rrjetin social Facebook ka shkruar për shkarkimin e drejtorëve në Ministrinë e Shëndetësisë. Hoxha thekson se nga të gjithë drejtorët e shkarkuar Besija Iljazi ka bërë bujë pasi që ka vazhduar kontratat për 18 të punësuar shqiptarë.
“Nga gjithë drejtorët që ka shkarkuar ministri i shëndetësisë Arben Taravari mediat në gjuhën maqedonase më shumë bujë i kanë dhënë shkarkimit të Besija Ilazit – drejtor organizativ në Klinikën e Toksikologjisë, a e dini pse!?
Sepse ajo i vazhdoi kontratat e punës 18 të punësuarve të cilët janë shqiptarë dhe që këta sot që do udhëheqin këtë institucion bënë luftë mos t’u vazhdohen kontratat.
Poashtu, Besija u sulmua se nuk e zotëronte në nivel të lartë gjuhën maqedonase dhe fakti që institucionin e udhëhiqte me shqipe perfekte si duket i ka vrarë veshin këtyre që sot janë emëruar me nënshkrimin e ministrave vazalë”, ka shkruar mes tjerash Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së.