Ndalohet një person në Studeniçan, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Maqedonia

Ndalohet një person në Studeniçan, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

MPB njofton se policia ka arrestuar një 49-vjeçar i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot (27.06.2024) rreth orës 04:00, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ për Kërkime në bashkëpunim me Njësinë për Ndërhyrje të Policisë në kuadër të SPB Shkup në fshatin Moran, komuna e Studeniçanit kanë ndaluar I.A. (49) nga fshati Moran.

Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat