Toshkovski dhe Janev: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë pa kompromis

Maqedonia

Toshkovski dhe Janev: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë pa kompromis

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 21:05
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i sapoemëruar i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev, mbajtën takim pune me menaxhmentin e Departamentit për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda, në të cilin, siç informojnë, u konfirmua se nga dita e parë e punës, kjo kryesi e MPB-së do të angazhohet për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Për këtë, thuhet në kumtesën e kabinetit të Toshkovskit, vizita e parë po bëhet në Departamentin për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda.

Ministri Toshkovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se qëllimi i kësaj kryesie të MPB-së është krijimi i një force policore që do të punojë ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë realisht krimin.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev sot gjatë marrjes së funksionit theksoi se do të punojë nën moton e rendit, ligjit dhe integritetit për të krijuar siguri pa kompromis për të gjithë qytetarët me standard të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të nëpunësve policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat