Humb jetën një alpinist në Maqedoni

Maqedonia

Humb jetën një alpinist në Maqedoni

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Ecja në male është shndërruar në tragjeti gjatë ditës djeshme për një grup alpinistësh, të cilët ishin nisur drejt shpellës “Apilica”.

Njëri anëtar i grupit, i moshës 69-vjeçare ka rënë në humnerë, me çka ka marrë lëndime në kokë.

Nxjerrja nga humnera është bërë nga njësitet speciale ajrore, por nuk ka mjaftuar. Ai është dërguar në Spitalin”8 Shtatori” me helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është konstatuar vdekja.

“Më datë 29.06.2024 në ora 12.10 në Stacionin Policor në Rostushë është denoncuar se në vendin e quajtur “Rrjedhja e ujëvarave”, S.P.(69) nga Shkupi me një grup alpinistësh, duke ecur shtegut të pacaktuar drejt shpellës “Apilica”, ka rënë në humnerë dhe ka marrë lëndime në kokë. Njësitet policore nga Departamenti për njësite ajrore në bashkëveprim me Njësitin special “Tigrat”, e kanë hequr S.P. nga humnera dhe me helikopterë të MPB-së e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat