Në cilin qytet të Maqedonisë ishte më nxehtë?

Maqedonia

Në cilin qytet të Maqedonisë ishte më nxehtë?

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Moti sot pasdite ishte me diell dhe nxehtë, ndërsa frynte erë në drejtim jugor dhe jug-perëndimor.

Qyteti që regjistroi temperaturën më të lartë gjatë ditës së sotme ishte Demir Kapia me 38 grade Celsius.

Pas Demir Kapisë vijojnë Strumica dhe Gjevgjelia me 37 grade Celsius dhe Shkupi me 36 grade Celsius.

Temperatura 30 grade është regjistruar në Pretor, 31 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 32 në Ohër, 33 në Tetovë dhe Manastir dhe 35 në Shtup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat