MPB Maqedoni: Me dy helikopterë është shuar zjarri në Krushevë

Maqedonia

MPB Maqedoni: Me dy helikopterë është shuar zjarri në Krushevë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Dy helikopterë të Departamentit të Njësive të Aviacionit kanë shuar sot (01.07.2024) zjarrin që shpërtheu pasditen e sotme në hyrjen e fshatin Pusta Reka të Krushevës.

Pas kërkesës nga QKM-ja, dy helikopterët hodhën mbi 40 tonë ujë dhe në koordinim me zjarrfikësit, zjarri u shua plotësisht.

QMK ka njoftuar se në 24 orët e fundit në të gjithë vendit ka pasur disa zjarre aktive në ambiente të hapura.

Ajo  fton qytetarët që në këtë periudhë të vitit të jenë më të kujdesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat