Ali Ahmeti: I mbetet gjeneratave dhe shqiptarëve të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit

Maqedonia

Ali Ahmeti: I mbetet gjeneratave dhe shqiptarëve të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 15:13
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se proza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkëlqyer në skenën vendore dhe në atë botërore.

Ai shtoi se u takon shqiptarëve dhe gjeneratave të reja që të vazhdojnë rrugën e Kadaresë dhe Dritëro Agollit.

“Shkëlqeu dhe proza e Ismail Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore.

I mbetet gjeneratave, i mbetet Shqipërisë, shqiptarëve, atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat