Arrestohen dy persona në Shtip

Maqedonia

Arrestohen dy persona në Shtip

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 11:49
Ilustrim

MPB njofton se dje (04.07.2024), në ora 12:15, në rrugën “Zhelezniçka” në Shtip, nga ana e punonjësve të policisë së SPB Shtip është ndaluar M.P (40) nga Shtipi, ndërsa në ora 13:00 është ndaluar edhe B.D (64) po ashtu nga Shtipi.

“M.P ka qenë i kërkuar me urdhër të shkruar nga Gjykata Themelore Shtip për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për shkak të “prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“B.D nga ana tjetër, me vendim gjykate është kërkuar për vuajtje të dënimit me burg për “vjedhje të energjisë elektrike, termike ose gazit natyror”.

“M.P dhe B.D. janë dërguar në burgun e Strumicës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat