Komisioni për Anti-korrupsion do të hetojë emërimet e drejtorëve të rinj

Maqedonia

Komisioni për Anti-korrupsion do të hetojë emërimet e drejtorëve të rinj

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Nga Komisioni për Anti-korrupsion theksojnë se me kujdes do të ndjekin emërimet e drejtorëve të rinj.

Ata shtojnë se do të ndjekin situatën në lidhje me emërimet e reja në pozitat e drejtorëve nëse janë bërë sipas ligjit dhe nëse të njëjtat janë i lejon ligji, përkatësisht kanë leje.

Nëse vërtetohet se emërimet janë në kundërshtim me ligjit, Komisioni Anti-korrupsion do të ndërmerr masa adekuate dhe do të nisë procedurë. Komisioni angazhohet për respektim të ligjeve dhe transparencë në procesin e emërimeve”, thonë nga Komisioni Anti-korrupsion.

Qëllimi i këtyre kontrolleve, siç thonë nga ky komision, është që çdo emërim të jetë sipas ligjeve pozitive dhe se nuk do të keqpërdoret funksioni për interes personale ose politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat