Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 18:56
Këshilli Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Nisma u hodh poshtë si e pakohë me nëntë vota “pro” dhe dy “kundër”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) përmes kësaj iniciative kërkoi përgjegjësi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve, pasi vlerësoi se Akademia gjatë procesit zgjedhor ka vazhduar procedurën e testimit për pranimin e kursantëve për gjyqtarët e ardhshëm dhe prokurorët, në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktin e interesit dhe Kodin Zgjedhor.

Iniciativa u është dërguar disa institucioneve kompetente për të propozuar anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë, ndër të cilët është edhe Këshilli Gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat