Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut në pjesën perëndimore të vendit.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriperëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 23, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 33 deri 39 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe me temperaturë me mbi 30 gradë celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat