133 shoferë u dënuan në Shkup

Maqedonia

133 shoferë u dënuan në Shkup

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 09:36
Ilustrim

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa.

Nga to, 17 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 21 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mospërdorim dhe një masë për rrip sigurimi.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat