Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 42 gradë.
UV indeksi =10
Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare.