Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritja për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritja për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitarë “Tabanoc” për hyrje dhe në vendkalimin kufitarë “Bogorodicë” për dalje nga Maqedonia e Veriut është rreth 30 minuta, njoftojnë nga LAMM.

Në vendkalimet tjera nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat