MSH: Hapet numër telefonik për komunikim me ministrin

Maqedonia

MSH: Hapet numër telefonik për komunikim me ministrin

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë hapi linjë direkte telefonike për qytetarët për të komunikuar me ministrin Arben Taravari.

Nga MSH thonë se qytetarët mund të paraqesin ankesat dhe idetë e tyre për ministrinë.

“Qytetarët kanë mundësi të ndajnë propozimet e tyre për kujdesin shëndetësor, të raportojnë parregullsi, të lavdërojnë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe të propozojnë ide për reforma në numrin e telefonit – 072/899001”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç thuhet në njoftim, qytetarët kanë mundësi për komunikim personal me ministrin, gjatë ditës së hapur – çdo të mërkurë nga ora 13:30 deri në 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat