Hasani: Taravari në Kuvend dorëzoi ligj vetëm në gjuhën maqedonase

Maqedonia

Hasani: Taravari në Kuvend dorëzoi ligj vetëm në gjuhën maqedonase

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 16:52
Ilir Hasani

Nga Fronti Europian thonë se Qeveria, respektivisht Ministria e Shëndetësisë me në krye Arben Taravarin, nuk po e respekton dygjuhësinë.

Deputeti Ilir Hasani thotë se sot në Kuvend propozim ligji për ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.

“Nuk latë ditë pa mos i poshtëruar shqiptarët, e sot me një ligj, dy herë.

Një herë me mos-respektimin e gjuhës shqipe, e dyta me largimin e drejtorëve shqiptarë organizativ”, shtoi Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat